ZIADIN SELA

Aleanca për shqiptarët gati “t’i fikë dritat”, e braktisin anëtarët e saj!

March 6, 2022
min lexim

Duket se dështimi i Aleancës për Shqiptarët në zgjedhjet e fundit lokale të vitit të kaluar, ku humbi rreth 30000 vota, si dhe paralajmërimi i kryetarit Sela për rikandidim edhe për një mandat, të tretin me rradhë, në prag të mbajtjes së Kongresit partiak ka bërë që shumë anëtarë të kësaj partie të ndjehen të zhgënjyer nga veprimet e kryetarit Sela dhe në shenjë pakënaqësie kanë zgjedhur të braktisin partinë.

Epidemia e largimit të anëtarëve të dalluar të Aleancës për Shqiptarët, nuk është diçka e re në këtë parti. Kohë më parë largimin e tij e bëri publik edhe përgjegjësi i Departamentit të Informimit, pastaj ish shefi i PR dhe shumë figura tjera të njohura që ishin edhe themelues të kësaj partie.

Rasti më i freskët i largimeve të reja është vërejtur dje , ku në heshtje disa aktivist të dalluar, bile edhe nga ata që ishin që nga ditët e para, që nga themelimi i partisë, u panë në Kongresin e partisë tjetër opozitare shqiptare, që zhvilloj punimet dje në Shkup.

Sigurisht se ditëve në vijim priten edhe largime tjera dhe se nga burime të besueshme partiake, mësohet se ka një numër të madh të anëtarëve të pakënaqur, të cilët haptazi kanë dalur me statuse në rrjetet sociale që kategorikisht kontestojnë rikandidimin e Selës për mandatin e tretë., të cilët janë të vendosur dhe kanë filluar të kanalizojnë veprimin e tyre politik në forma tjera, që së shpejti do ti bëjnë publike nëse nuk do ketë reflektim nga lidershipi partisë.

Sipas tyre, ndryshimet në Aleancën për Shqiptarët janë më se të domosdoshme, sidomos ndryshime në kreun e partisë pasi që kryetari aktual, që tashmë i ka konsumuar dy mandate sipas statutit në fuqi, nuk ofron një gjë më shumë se ajo që ka ofruar në të kaluarën, humbje të vazhdueshme .

Andaj për shumicën e anëtarëve të saj, Aleanca ka hyrë ka hyrë në një fazë depresive të brendshme dhe nëse nuk merren masat urgjente, për sanimin e kësaj gjendjeje , vështirë të përmirësohet diçka, sidomos situata është tepër zhgënjyese për popullin që sadopak i besonte opozitës.

Burimi: fol.mk

 

 

MARKETING

RENT A CAR

pd ben kallezim penal per anetaret e kzaz ne vore 622492271d3e0
Story i mëparshëm

PD bën kallëzim penal për anëtarët e KZAZ në Vorë

nuse e vjehrre ne devoll u gjeten dy dite pas vrasjes autori u largua nga fshati me taksi 622498445a310
Story i radhës

Nuse e vjehrrë në Devoll u gjetën dy ditë pas vrasjes, autori u largua nga fshati me taksi

Të fundit nga

Gjatë natës gjysma e Maqedonisë pa rrymë!

Gjysma e Maqedonisë ka mbetur pa energji elektrike gjatë natës. Në disa pjesë të vendit, energjia elektrike është kthyer sot në mëngjes rreth orës 6. Pa energji elektrike ka qenë edhe Shkupi.

ChatGPT dhe ekipet vetëvendosin norma sjelljeje

Një studim i fundit zbulon se ChatGPT dhe modelet e tjera të mëdha gjuhësore të bazuara në inteligjencën artificiale (AI) kanë aftësinë për vetëorganizim dhe nuk kanë nevojë për ndërhyrje njerëzore. Kur
ShkoLartë