Tanimë po mbushet një dekadë që nga fillimi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Të nisura si bisedime teknike, avancuan në ato politike, çfarë smund të thuhet ndryshe duke ditur situatën mes palëve.
BE me të dërguarin e saj Josep Borell për dështimet e saj kërkon të gjej fajtorin tek më i dobëti, në këtë rast Kosova. Me fjalë të ashpra “sidomos për Kosovën”, z.Borrell tregoi se “Do t’i informojë shtetet anëtare dhe partnerët për sjelljet e palëve dhe mungesën e respektit për obligimet legale ndërkombëtare, sidomos nga Kosova. E di që ky është sinjal shumë i keq politik (për Kosovën)”
Duket se Borell gjithnjë pret nga Kosova të lëshojë pe, me Serbinë të ledhatuar. Si mundet BE të kërkohë nga Kosova mos të zbatojë vendimet e saj sovrane derisa vet BE, përjashto 5 shtetet, e njohin Kosovën me kufijtë, kushtetutën e saj prej nga edhe rrjedhin vendimet e qeverisë. Kosova është të drejtën e saj të lëshojë gjoba për ata që s’i kanë regjistruar makinat e tyre me targa RKS.
Kurti tregoi hapur mungesën e fleksibilitetit nga Serbia, Vuçiqi si gjithnjë u mundua të paraqes Serbinë viktimë derisa Borrell anoi nga Serbia. Vetëm një moment kryediplomati evropian u shpreh i sinqertë me mini kritikën se “nuk kemi qenë në gjendje të zgjidhim çështjen kryesore, atë të marrëdhënieve të normalizuara”.
Pra, BE duhet ta kuptojë edhe vet dështimin për të arritur marrëveshje përfundimtare, disa të arritura kanë ngecur në zbatim. Nuk mendoj dhe as nuk besoj në suksesin e BE-së e as në të ardhmen.
Vetëm SHBA mund ta zgjidh problematikën e diskutimeve për raportet Kosovë-Serbi, me këtë të fundit në rolin e agresorit, të cilin BE nuk e ka marr asnjëherë parasysh Kurtit i lumtë që nuk lëshoi pe, smundet gjithnjë Kosova në të drejtën e saj të lëshoi pe ndaj agresorit.
Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO