Albini është Ajnshtajn për Abelardin dhe opozitën

min lexim

Projektligji për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë luftës së fundit në Kosovës ka prekur në pikë të dobët shkatërruesit e shtetit, ata që është dashur të hetonin krimet e luftës deri në 31 dhjetor të vitit 2000. Pikërisht hetimi i krimeve pas qershorit të vitit 1999 ka bërë, që të çartet klani “Pronto”, që duket sikur ta kishte zëdhënës Abelard Tahirin.

Aq i ” ndershëm” është Abelardi saqë po i them se “ky institut do të punësojë militantë dhe publikimet do të jenë të pavlera”. I ka mbetur shprehi punësimi i militantëve nga partia të cilës i takon, me punësime të militantëve me “konkurse” sa për sy e faqe. Mënyra si shprehet, si flet, dëshmon për deficit të madh të inteligjencës së tij dhe mungesë të madh të njohurive bazë, karakteristika kryesore të njerëzve të PDK-së, të cilët nuk shquhen për profesionalizëm, veç zhurmës që bëjnë, me të drejtë kryeministri Kurti iu drejtua Tahirit, “mjaft deputeti me shurdhues”.

Zhurmuesit janë njerëz në mungesë të aftësive dhe inteligjencës. Soji i Abelardit që emrin dhe të dhënat e tii personale i ka me gabime drejtshkrimore është mjerim i shoqërisë dhe politikës. Imagjino edhe emrin e kishte shkruar gabim fjalën “shqiptar”, qytetin e tij të lindjes – Skenderajn, fjalën ‘anglisht’ dhe atë ‘deputet’. Aq skandaloze gabimet e tija, por akoma edhe më skandaloz është edhe arsyetimi i tij.

“Shumë jam çuditë me vetveten se qysh e kam bë pa vetëdije edhe ‘shqiptar’ edhe ‘Skenderaj’. Nuk e di qysh më ka ik edhe e kam bë një gabim të tillë ”. Ky njeri, që s’di as emrin e vet ta shkruajë, paramendo se e ka pasur fatin e drejtësisë së Kosovës në duart e tija. Është fat i madh që Abelardi nuk është më ministër, fatkeqësi është edhe që është deputet, një analfabet si ai mëton të bëjë zhurmuesin për tu marrë të tjerët me të. Si mendon Abelardi që s’di as emrin e tij ta shkruaj, të debatojë me Albinin, studenti më i mirë në elektroteknikë që ka pasur ndonjëherë Kosova, të gjitha me 10-ta. Soji i Abelardit është arsyeja pse Albini ka fituar mbi 52 % të votave, soji i tij është tmerr me qenë në pushtet. Në këtë prizëm më bën të besojë për jetëgjatësinë e Albinit në pushtet, pikërisht se opozita është sinonim i Abelardit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Kosovës i bashkohet një tjetër talent 18 vjeçar

Story i radhës

Publikohen pamje nga dasma e Albina Kelmendit me biznesmenin e njohur

Të fundit nga