Albina Rugova e gatshme për ndeshjet e Kosovës

October 25, 2022
1 minut lexim

Aloja e Kombëtares së Kosovës, Albina Rugova, ka sanuar një lëndim të rëndë që e ka mbajtur jashtë për një kohë të gjatë. Ajo kishte lënduar gjurin, por është paraqitur në ndeshjet e fundit të Istogut.

Rugova ndjehet plotësisht e gatshme për ndeshjet që Kombëtarja jonë i luan me Ishujt Faroe, muajin tjetër. Rugova është krenare që dy ndeshjet do të luhen në qytetin e saj, në Istog.

Në kuadër të fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2023, Kosova luan ndaj Ishujve Faroe më 3 dhe 5 nëntor. Grumbullimi i Kombëtares së Kosovës bëhet të martën (nesër).

“Është hera e parë që Kosova zhvillon ndeshje në Istog. Qytetarët e Istogut janë sportdashës, dinë të krijojnë atmosferë të veçantë dhe jam e sigurt se kështu do të jetë në dy ndeshjet me Ishujt Faroe”, ka thënë Albina Rugova. Ajo ka folur edhe për periudhën e vështirë që e ka kaluar.

“Për mua ishte një vit i vështirë sepse nuk pata mundësi të ndihmoj skuadrën në ndeshjet e Kupës Evropiane. Kam punuar shumë që të jem e gatshme për Kosovën. Kombëtarja është nder dhe krenari. Tani ndihem shumë e gatshme të ndihmoj Kombëtaren e Kosovës dhe shpresoj të arrijë këtë”, ka theksuar kapitenja e skuadrës së Istogut.

Ajo ka bërë thirrje që palestra në Istog të mbushet me shikues. Madje nuk dyshon në këtë. “Pres përkrahje të madhe nga qyteti dhe bashkëvendasit e mi për Kombëtaren e Kosovës.

Është ndeshje historike dhe Istogu do ta dëshmojë edhe njëherë mikpritjen tradicionale për mysafiret, por edhe përkrahjen e veçantë për Kombëtaren tonë. Për mua do të jetë ndjenjë e veçantë të luaj për Kombëtaren para bashkëvendasve të mi.
Po emocionohem vetëm duke e menduar këtë”
, thotë Rugova.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tupançeski: Drejtësia e vonuar është mohim i drejtësisë

Story i radhës

ASK: Në shtator nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 24.169 familje

Të fundit nga

Vdes stilisti Menduh Mullaademi – Menda

Sot është ndarë nga jeta stilisti i shquar, Menduh Mullaademi – Menda. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social, Facebook. “Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se
ShkoLartë