Albina Kelmendi & Familja përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision

1 minut lexim

Albina Kelmendi & Familja me këngën “Duje” do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision.

Familja pejane arriti që t’i fitojë zemrat e publikut, duke u bërë kështu fituesit e parë të këtij festivali të përzgjedhur nga votat e publikut.

Ajo u shpall fituese pas tre netësh konkurrimi mes 26 krijimesh të përzgjedhura për Fest 61.

E njëjta pritet ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, pasi ka arritur të dalë fituese në mesin e pjesëmarrës në natën finale.

Kujtojmë se gjatë këtij festivali u ndanë edhe çmime tjera.

Erma Mici mori çmimin “debutuesja më e mirë, kurse Rovena Dilo mori “çmimin e karrierës”.

Tri çmimet e jurisë ju takuan “2 Farm” , Albina Kelmendi dhe familja morën çmimin e dytë kurse çmimi i parë i jurisë takoi Elsa Lilës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gruda (PDK): Do ta dërgojmë në Kushtetuese ligjin për paga dhe atë për zyrtarë publikë

Story i radhës

E zyrtarizon UEFA, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do të luajnë në Serbi për shkak të…

Të fundit nga