Albin largohu, e more në “qafë” opozitën, s’po munden me vjedh ma!

November 10, 2022
min lexim

Në vend se të irritoheshin me veprimet e tyre, opozita ka shënjestruar Albin Kurtin “të keqën e saj”. Më i irrituar duket të jetë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, me thirrjet e vazhdueshme ndaj Kurtit “kryeje detyrën që ta ka dhënë populli, ose lësho rrugë. A po e sheh se është ka soset durimi!”.

Jo pak herë Ramushi ka bërë thirrje populiste pa asnjë bazë, edhe për çështje për të cilat kryeministri s’ka të bëjë fare, si rasti i ngritjes enorme të çmimeve të produkteve bazike.

E pamësuar me tenderë dhe jetë luksi, opozitarët s’po arrijnë të mësohen me netë normale pa tenderë e pa hajni.

Për ta bërë më ferr jetën e tyre politike kujdeset populli me mbështetjen ndaj Kurtit, kurdo që mbahen zgjedhjet, pritet të jetë fitues. Kjo ia ka shtuar mllefin atyre që para pak kohësh e konsideronin veten të përjetshëm në pushtet.

Në pamundësi të gjetjes së ndonjë afere korruptive kanë futur në lojë sërish retorikën se si s’po e dëgjon ShBA-në.

Në mungesë të argumenteve konkrete, opozita s’di çfarë të kritikojë. Kujtojmë këtu deklaratën e kreut të LDK-së, pa asgjë konkrete me retorikë bajate politike kritikon qeverinë me motivacionin se “S’dinë bre burrë. Nuk po dinë. Nuk janë duke vepruar asnjëherë. Shikojnë veç me kritiku 20 vitet e shkuara. Edhe për këtë punë e gjejnë dikë, thonë ky është fajtori”, e kjo opozitë nuk meriton me ardh në pushtet.

Imagjino s’dinë të bëjnë opozitë, e si mund të jenë të mirë në qeverisje. Dikush nga opozita ka shkuar aq larg sa e kanë kaluar në thurjen e lavdeve për veten e tyre, deri në shpërfytyrim të realitetit.

Konkretisht zëdhënësi i PDK-së Fatos Abdullahu është shprehur: “E kam thënë, edhe njëherë po e përsëris, pa PDK-në e ha dreqi këtë vend. Kështu siç po e shpjegoj unë, kështu, “e ha dreqi këtë vend” pa u kthye Partia Demokratike”.

Bash me PDK-në e ka hangër dreqi këtë vend dhe këtë popull. Kjo opozitë po shprehet hapur, me u largu Qeveria të kthehen ata, si të thoshin se pa hajni nuk po jetohet, refreni i opozitës. Por jo, ajo ka vdekur e nuk kthehet ma.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rrëfimi i Muriqit: Kam punuar kamerier në Kosovë

Story i radhës

Ngjarjet e pazbardhura kriminale/ Drejtori i Policisë së Tiranës: Shumë shpejt do publikojmë provat

Të fundit nga

ShkoLartë