Albin Kurti i vendosur, nuk lejon që në Kosovë të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të parapara me 3 prill. Pasi nuk lejoi mbajtjen e referendumit, Kurti mbetet i vendosur që as zgjedhjet mos të mbahen, kjo gjë e ka nervozuar fort Aleksandër Vuçiq, ndonëse bëri përpjekje te shtetet e Quintit, nuk ia doli dot.
Ftesa që Albin Kurti ia ka bërë qeverisë serbe që t’i dërgojë kërkesë qeverisë së Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare serbe, gjë të cilën e ka refuzuar kategorikisht presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, sipas të cilit, kjo do të nënkuptonte njohje të Kosovës. I ndodhur para aktit të kryer, Vuçiq e pranoi dështimin e tij në këto përpjekje për të ndërhyrë në Prishtinë. Albin Kurti është shndërruar në makthin e Vuçiqit, me të cilin kanë pasur edhe përpalsje edhe në bisedimet në Bruksel. Aty thuhet se edhe ka pasur fjalë të rënda në adresë të njëri-tjetrit, vetë Aleksandri e ka pranuar se me Albinin e ka të vështirë, deri me ish paraardhësit e tij e ka pasur më të lehtë. Kështu ndodhë kur ke kryeminstër një njeri të pashantazhuar dhe i cili nuk e ka fatin e tij të lidhur me afera, përmes të cilave do të mund të kushtëzohet.
Si asnjëherë tjetër Serbia po detyrohet që të kuptojë se Kosova është shteti, ka insitucione të pavaruara dhe të cilat vendosin vet për veten e tyre. Në një konferencë për shtyp më herët gjatë vitit të kaluar, Vuçiq deklaronte “nuk shoh ndonjë kuptim të flas me Albin Kurtin. Ky është njeriu që tha se kemi kryer gjenocid kundër shqiptarëve, për çfarë mund të flasim më shumë me të? ”, duke shprehur nervozën pse kishte përballë dike që ia thoshte në sy të gjitha.
Për një lider të tillë, vendi ynë ka vuajtur shumë, të pakorruptuar, të pa kompromis kur vjen në pyetje shteti, dhe mbi të gjitha i guximshëm.
Vetëm Rugova ka qenë me nivel të lartë si Albini, pa dashur t’i futem këtij debati, duhet thënë se Serbia për herë të parë po ndeshet me realitetin të cilin me vite të tëra e kishte shpërfillur, me ish kryeministrat që strukeshin si minj në tavolina me Vuçiqin, në përgjithësi me përfaqësuesit e Beogradit.
Pas ndalimit të referendumit dhe tanimë edhe të zgjedhjeve, Serbia do të .ësohet të respektojë vendimet e insitucioneve të vendit tonë, do të kuptojë se Kosova është shtet dhe mbi të gjtiha ndikimi i Serbisë mbi serbët në Kosovë s’do ta ketë peshën siç e ka pasur me herët.
Serbët në Kosovë me kalimin e kohës do të binden për Kosovën dhe vendimet brenda territorit të saj i marrin institucionet e Kosovës, jo si dikur Beogradi. Duhet theksuar gjithashtu, me Serbinë vetëm vendosmëria e bën të mundur krijimin e respektit të Kosovës të nëpërkëmbur në vazhdimësi.
Që nga ardhja e Albin Kurtit, Vuçiqit i ka ra shumë popullaritetit në Serbi, duke qenë se po pëson debakël në takimet me Kurtin, serbët e nervozuar po kërkojnë largimin e tij, për të cilat gjë ka pasur edhe protesta.
Kështu pra, kur ke njerëz me integritet përballë Serbisë, gjithnjë je i fituar, çdo fitore kundër Serbisë është fitore për Kosovën, qytetarët e saj të ardhmën e saj të ndritur.
Të kujtojmë se tuta e Vuçiqit për Albinin ka arritur deri në atë nivel sa deklaron se “Me vendim të tij, ai (Albini) synon të sulmojë serbët kudo që janë. Pro çkado që të bëni, Serbia është me popullin e saj”. Kaq mjafton për të kuptuar se Albini është bërë tmerri dhe “egjeli” i Albinit.