Albin Kurti e shkundi tradhtinë në dialogun me Serbinë

min lexim

Dialogu Kosovë-Serbi është treguesi dhe pasqyra që e demaskon më së miri opozitën e sotme në Kosovë, e cila për intresa të veta përfituese dhe meskine, i tradhtoi rëndë Kosovën dhe popullin e saj të përvuajrur, trim dhe fisnik.

Dialogu Kosovë-Serbi duhej të ishte i suksesshëm e jo neveritës. Ky dialog filloi nga bishti për të mos arritur te koka e marrëveshjes përfundimtare, sepse kështu dëshironte Serbia kriminale që të plotësoheshin kërkesat e saj hegjemoniste, sepse këtë ia bënë të mundur udhëheqësit servile dhe tradhtarë të Kosovës.

Kosova në asnjë mënyrë nuk duhej të ulej të bisedojë me Serbinë kriminale, pa i pranuar Serbia krimet e kryera në Kosovë dhe pa kërkuar Serbia falje publike për tërë ato krime të kryera.

Pa e treguar Serbia kriminale vendodhjen e varrezave masive në Serbi, ku janë varrosur mijëra e mijëra shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të vrarë e të masakruar në Kosovë, dhe të transportuar në Serbi, për t’i fshehur Serbia krimet e agresionit.

Ekziston dëshmia dhe data kur Ivica Daçiq, në cilësinë e ministrit të Jashtëm të Serbisë, i kërcënoi publikisht Serbët që të mos e tregojnë vendndodhjen e varrezave masive ku janë varrosur shqiptarët e Kosovës në Serbi, ky është fakt i pamohueshëm.

T’i ritheksojmë pë të mos haruar kurrë se, Serbia në agresionin gjenocidal në vitet 1998/99 në Kosovë kreu 400 masakra të tmerrshme ku vrau dhe masakroi afër 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, në mesin e tyre edhe 1500 fëmijë, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Dhunoi në mënyrën më makabëre 20 mijë femra autoktone të pafajshme shqiptare.

Rrëmbeu 1643 shqiptarë autoktonë e të pafajshën më Kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Serbia kriminale dhe Aleksandër Vuçiq – Presidenti i Serbisë, edhe pas 23 viteve, përkundër mijëra dëshmive është lejuar që të mos i pranojë këto krime, duke deklaruar se këto krime janë të sajuara.

Serbia kriminale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq – Presidenti i Serbisë, me paturpësinë me të madhe deklaron se edhe masakra e Reçakurt është e sajuar, edhe pse këtë masakër ku u vranë e u masakruan 50 fshatarë të pafajshëm shqiptarë autoktonë, masakër të cilën asokohe e verifikoi në vend të ngjarjes edhe William Walker, ambasadori i OSBE-së në Kosovë.

Pas konstatimit të kësaj masakre, Bil Clinton-Presidenti I SHBA-ve e dha urdhërin që avionët e NATO-s t’i bombardojë caqet serbe në Kosovë dhe në Serbi, dhe pas 78 ditë bombardimesh Serbia agresore gjenocidale u detyrua të largohet nga Kosova.

Të gjitha këto fakte të sipërtheksuara i dinin udhëheqësit e Kosovës në 21 vitet e kaluara, dhe përsëri me një përulësi e serviltet të paparë, duke shkelur mbi dinjitetin e tërë dëshmorëve të luftës dhe mbi dinjitetin tërë viktimave të këtij agresioni gjenocidal, shpejtuan të ulen e të bisedojnë në Bruksel me Serbinë kriminale, pa asfarë kushtesh, pa asfarë strategjie dhe pa asfarë platforme për këtë dialog.

Kosova dështimin e parë në këtë dialog e pësoi kur Edita Tahiri – kryenegociatorja e Kosovës e pranoi fusnotën për Kosovën që e diktoi Serbia kriminale.

Dështimi i radhës në këtë dialog ishte nënshkrimi i marrëveshjkes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilën e nëshkroi Isa Mustafa në Bruksel, asokohe kryeministër i Kosovës.

Dështimet e mëtejme erdhën edhe me Hashim Thaçin, si kryenegociator i Kosovës, duke e arritur kulmin e tradhtisë së tij në përgatitjen e planit për copëtimin e Kosovës në bashkëpunim me kriminelin Aleksandër Vuçiq- Presidentin e Serbisë, në bashkëpunim me tradhtarin Edi Ramën- Kryeministrin e Shqipërisë dhe dhe me tradhtaren Vlora Çitakun- ish ambasadoren e Kosovës në SHBA, si edhe në bashkëveprim me pro serbët Matheë Palmerin dhe Richard Grenellin, emisarë të Donald Trumpit-ish Presidentit të SHBA-ve në dialogun Kosovë-Serbi. Ky plan ogurzi për Kosovën nuk u realizua falë reagimit kembëngulës të Angela Merkelit- ish Kancellares së Gjermanisë.

Më kujtohet një reagim i Albin Kurtit në televizion gjatë Qeverusjes së Qeverisë Albin Kurti 1, ndaj këtij qëllimi tradhtar të Hashim Thaçit. Po e parafrazoj. Albin Kurti thoshte se, “Hashim Thaçi më propozoi, “ajde të shkojmë në Nju Jork, ta japim nënnshkrimin tonë, të pijmë nje kafe dhe t’i japim fund çështjes Kosovë-Serbi”. Albin Kurti e kishte nuhatur tradhtinë e Hashim Thaçit dhe nuk e kishte pranuar një propozim të tillë.

Vetë fakti se në vend që Kosova viktimë duhej ta kushtëzonte Serbinë agresore gjenocidale, ndodhi e kundërta, kur Serbia agresore gjenocidale filloi ta kushtëzojë Kosovën viktimë.

Kështu në vend që të bisedohet për njohje të ndërsjellë, Serbia kriminale diakogun e fokusoi në çështje teknike për të fituar në kohë dhe për ta realizuar qëllimin e saj për shkembim tërritoresh, apo për rikthimin e saj në Kosovë.

Qëllimeve ekspansioniste të Serbisë kriminale u ndihmuan edhe ndërmjetësit e BE-së, Ketrin Eshton, Frederika Mogherini, Johanes Hahn, si edhe nga Joseph Borrel, shefi i BE-së për politikë të Jashtme dhe Miroslav Lajçak, emisar i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, që që u dëshmua me qëndrimet e tyre të njëanshme në favor të Serbisë kriminale.

Albin Kurti – Kryeministri i Kosovës me ardhjen e Qeverisë Albin Kurti 2 në vitin 2021, me guximin, konstruktivitetin dhe argumentet e fuqishme në mbrojtje të së drejtës dhe të vërtetës për Kosovën, ua futi dy këmbët në një këpucë edhe Joseph Borrellit edhe Miroslav Lajçakut, duke ua ndërprerë shnatazhet që po ia bënin Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti, ishte i pari kryenegociator nga Kosova, i cili ia hudhi para hundëve kriminelit Alesandër vuçiq librat për gjenocidet e Serbisë ndaj shqiptarëve.

Këtë gjest të guximshëm të Albin Kurtit, tradhtarja Vlora Çitaku, ish-ambasadore e Kosovës në SHBA, tani nënkryetare e PDK-së, në një deklaratë të saj e quajti “Shou” të Kryeministrit Albin Kurti.

Kryeministri Albin Kurti, e shkundi tmerrshëm malin plot tradhti që e ngritën Serbia kriminale , tradhtarët e brendshëm në Kosovë dhe disa pro serbë nga ndërkombëtarët.

Të shpresojmë dhe t’i dëshirojmë kryeministrit Albin Kurti, që këtë qëndrim të tij të palëkundur dhe dinjitoz për mbrojtjen e të drejtës dhe të vërtetës për Kosovën, ta vazhdojë gjerë në arritjen e suksesit të njohjes pa kushte të Kosovës nga Serbia.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

48 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Story i radhës

SHBA i bën thirrje këtij shteti ta bind Rusinë ta ndalojë luftën

Të fundit nga