Albanian ICT Awards mbyll turin e takimeve të edicionit të 10-të

April 18, 2022
min lexim

Edicioni i 10-të jubilar i ICT Awards mbylli turin e takimeve informative me nxënës, studentë, të rinj dhe të reja në shkolla, universitete e qendra kreative duke udhëtuar në Tiranë, Prishtinë, Korçë, Gjakovë, Preshevë, Prizren dhe Fier.

Më 16 Shkurt u hapën aplikimet në 8 kategori në garën më të madhe mbarëkombëtare në teknologji dhe inovacion në mbarë trevat shqipfolëse nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevë.

ICT Inovacioni i Vitit, ICT Startupi i Vitit, Çmimi i Sipërmarrjes Inovative në Blockchain, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje, Gruaja në ICT, Siguri Kibernetike dhe Formulari i Nonimit në ICT Awards janë kategoritë të cilat mirëpritën aplikimet deri në 17 Prill 2022.

Shfaqja e arritjeve më të mëdha të Shqiptarëve në inovacion, sipërmarrje dhe teknologji, ICT Awards gjatë një dekade ka identifikuar, shpërblyer dhe promovuar individët më të dalluar ku puna dhe arritjet e tyre luajtën një rol të rëndësishëm në përparimin e kompanive, institucioneve, agjencive, sipërmarrjeve individuale në fushën e teknologjisë.

Turi i takimeve në javën e fundit që çoi ICT Awards drejt mbyllës së aplikimeve filloi me Bonevet në Gjakovë më 13 Prill. Një hapësirë e dedikuar fëmijëve të cilët edukohen përmes teknologjisë dhe njihen konceptet e inovacionit, robotikës, elektronikës, Bonevet dhe të rinjtë e kësaj qendre i kanë dhënë ICT Awards aplikime në kategorinë ICT Ylli në Ngritje.

Me mirëpritjen e Prof. Dr. Blerim Rexha, ICT Awards vijoi takimin e radhës në Prishtinë dhe Universitetin e Prishtinës me studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.

Në inkubatorin e VentureUP ekipi i ICT Awards u njoh nga afër me përfaqësues startupesh dhe studentë të rrjetit VentureUP.

Në të njëjtën ditë vijuan takime në Tiranë me studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike pranë Universitetit të New York-ut në Tiranë. Në këtë takim udhëhequr nga bashkëthemeluesi i ICT Awards z. Kushtrim Shala, mori pjesë dekani i fakultetit Prof. Dr. Marenglen Biba.

Qendra Tumo në Tiranë priti organizatorët e ICT Awards të cilët inkurajuan pjesëmarrjen në këtë garë. Nxënës mbi 12-vjeç shfrytëzojnë hapësirat e Tumo për të fituar përvojë të re arsimore përmes teknologjisë.

Më 14 Prill ICT Awards prezantoi garën me studentët e Fakultetit të Shkenave Kompjuterike të Universitetit Metropolitan Tirana me mikëpritjen e Prof. Elton Domnori, studentët e Kolegjit Universum në Prishtinë me mikëpritjen e Prof. Dr. Muzafer Shala, studentët e Universitetit Barleti në Tiranë, dhe nxënësit e shkollës së Mesme Gjin Gazulli në Prishtinë.

Turi i takimeve të edicionit të 10-të u mbyll me takime mes studentët e Institutit Kanadez të Teknologjisë, Kolegjit AAB në Prishtinë, nxënësit e shkollës Turgut Ozal në Tiranë dhe Shkollës Digjitale në Prizren.

Afati i fundit i aplikimeve është data 17 Prill 2022 ora 23:59, aplikime të cilat bëhen vetëm në formatin online.

Themeluar në 2012-ën nga shtëpia botuese ICTSmedia, Albanian ICT Awards ka një histori të gjatë arritjes të yjeve shqiptare në inovacion e sipërmarrjes, një ngjarje unik dhe jetike për ekosistemin dhe një rolë formësues dhe transformues për shqiptarët kudo jetojnë.

10 vite histori sukses, jo vetëm i Albanian ICT Awards por mbarë ekosistemit, sot komuniteti feston një dekadë inovacion që flet shqip.

Nën moton “Historiku i një Dekade Inovacion”, edicioni i 10-të hapi aplikimet më 16 Shkurt në formatin online në 8 kategori të ndryshme.

Prej 10 vitesh kjo garë ka gëzuar mbështetjen e sponsorëve Diamond si Fondacioni Dritan HoxhaBanka Raiffeisen, Albvision, sponsorëve Platinium Vodafone AlbaniaDev.al, Albsoft, sponsorëve Gold RadixBaboonIbasFacilization, OneUP, sponsorëve Silver Soft&Solution, Armuda Factory dhe partnerëve Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, AUK, SEEU TechPark dhe Top ChannelTelegrafiPCWorldCIO janë sponsorë, partnerë dhe mbështetës mediatikë të tjerë të kësaj gare.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vriten katër civilë derisa po përpiqeshin të evakuoheshin

Story i radhës

Këto vende sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë