Alban Hyseni zgjidhet kryetar i LVV-së në Gjilan

min lexim

Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan ka zgjedhur Alban Hysenin në pozitën e kryetarit të qendrës.

Sipas njoftimit të qendrës, në krye të organizatës së Grave të LVV-së është zgjedhur Arijeta Rexhepi.

Ndërkaq, LVV-ja bëri të ditur se Genc Halimi do të drejtori organizatën e rinisë në Gjilan.

Njoftimi i plotë:

Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Qendra në Gjilan ka përfunduar suksesshëm procesin e brendshëm zgjedhor, me ç’rast falenderon të gjithë anëtarët dhe aktivistët për angazhimin e tyre dhe pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e brendshme të organizatës tonë.

Një proces demokratik, transparent dhe gjithpërfshirës, ashtu sikurëse e ka karakterizuar gjithnjë Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Njoftojmë të gjithë qytetarët e komunës tonë, anëtarët, aktivistët dhe simpatizantët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! se përgjatë këtij procesi zgjedhor, përmes parimit një anëtar – një votë, janë zgjedhur pozicionet drejtuese të qendrës tonë, si në vijim:

Kryetar i qendrës është zgjedhur, Alban Hyseni.
Kryetare e GVV në qendër është zgjedhur, Arijeta Rexhepi.
Kryetar/e i/e RVV në qendër është zgjedhur, Genc Halimi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Aksident në aksin Durrës-Tiranë. Makina kthehet përmbys në mes të rrugës

Story i radhës

iPhone 15 “Ultra” zëvendëson iPhone 14 Pro Max vitin e ardhshëm

Të fundit nga