alarm ne kongo rreth 1000 te infektuar dhe 245 viktima nga shperthimi i ebola s 6a365d8a7dd2c

Alarm në Kongo, rreth 1,000 të infektuar dhe 245 viktima nga shpërthimi i Ebola-s

June 20, 2026
1 minut lexim

Situata epidemiologjike në Republikën Demokratike të Kongos është përkeqësuar ndjeshëm, pasi autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 993 raste të reja të infektimit me virusin Ebola, si dhe 245 viktima.



Ministri i Shëndetësisë, Samuel Roger Kamba, deklaroi se rastet e konfirmuara laboratorikisht janë rritur, ndërsa 80 pacientë janë shëruar dhe janë larguar nga qendrat e trajtimit. Ai foli nga provinca Ituri, ku u identifikuan edhe rastet e para të shpërthimit.

Sipas mediave ndërkombëtare, shpërthimi aktual i shpallur më 15 maj dyshohet se është shkaktuar nga një variant i rrallë i virusit, për të cilin aktualisht nuk ekziston as trajtim specifik dhe as vaksinë. Ndryshe nga lloji Zaire, për të cilin ekziston vaksinë, ky variant mbetet më i vështirë për t’u kontrolluar, shkruan A2CNN.

Ky është shpërthimi i 17-të i Ebola-s në vendin e Afrikës Qendrore, ndërsa autoritetet vlerësojnë se virusi mund të ketë qarkulluar për një periudhë të gjatë përpara se të shpallej zyrtarisht.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Ebola ka shkaktuar rreth 15,000 viktima në Afrikë gjatë pesë dekadave të fundit, me një shkallë vdekshmërie që varion nga 25% deri në 90%.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mbi 19 mije nxenes sot do ti nenshtrohen testit te matures 6a364b8e595ae
Lajmi i mëparshëm

Mbi 19 mijë nxënës sot do t’i nënshtrohen testit të maturës

ushtrim i perbashket garda kombetare e iowa s dhe fsk ja thellojne koordinimin 6a3662127d18c
Lajmi i radhës

Ushtrim i përbashkët, Garda Kombëtare e Iowa-s dhe FSK-ja thellojnë koordinimin

Të fundit nga

ShkoLartë