alarm ne evrope rriten me ritme shqetesuese perdhunimet dhe dhuna seksuale 69ff8cbf0f7c9

Alarm në Evropë/ Rriten me ritme shqetësuese përdhunimet dhe dhuna seksuale

May 9, 2026
1 minut lexim

Një raport alarmues mbi rritjen e dhunës seksuale në Evropë ka ngritur shqetësime të forta mbi sigurinë e grave, funksionimin e drejtësisë dhe ndikimin e krizës së emigracionit në përshkallëzimin e fenomenit.

Sipas të dhënave të publikuara, në Greqi incidentet e dhunës seksuale janë rritur me 145% nga viti 2010 deri në vitin 2024, ndërsa përdhunimet kanë shënuar një rritje prej 64%. Vetëm në vitin 2022, ankesat për përdhunim u trefishuan krahasuar me një vit më parë, duke tronditur autoritetet dhe ekspertët.

Fenomeni shtrihet në të gjithë Evropën. Në vitin 2024, Bashkimi Evropian regjistroi mbi 256 mijë incidente të dhunës seksuale, ku afro 100 mijë prej tyre lidhen me përdhunime. Sipas statistikave, gjatë dekadës së fundit krimet seksuale në BE janë rritur me 94%, ndërsa përdhunimet me 150%.

Raporti evidenton gjithashtu se një në tre gra në Evropë ka përjetuar dhunë fizike ose seksuale, ndërsa vetëm një në katër raste raportohet tek autoritetet. Në Greqi, sipas të dhënave, vetëm një në 24 përdhunime denoncohet, duke treguar se përmasat reale të problemit mund të jenë shumë më të mëdha. Në krye të statistikave evropiane renditet Franca, e ndjekur nga Gjermania dhe Suedia. Ndërkohë, debati është përqendruar edhe te ndikimi i emigracionit dhe integrimit social, me raportin që përmend të dhëna nga Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Suedia mbi përfshirjen e emigrantëve në statistikat e krimeve seksuale. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se fenomeni nuk mund të reduktohet në një shkak të vetëm. Kriminologia Kelly Ioannou thekson se dhuna seksuale lidhet me faktorë të shumtë socialë, ekonomikë dhe kulturorë, si ndjenja e pandëshkueshmërisë, frustrimi social, mungesa e edukimit mbi pëlqimin dhe normalizimi i sjelljeve abuzive.

Sipas saj, rritja e rasteve të raportuara nuk do të thotë domosdoshmërisht se dhuna është shtuar në të njëjtën masë, por se shoqëria po e ekspozon më shumë një fenomen që për vite ka mbetur i fshehur.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rrustem mustafa shkruan nje dite pasi doli lajmi se do te kthehet ne gare pdk mundet bashke 69ff8c0c9e77d
Lajmi i mëparshëm

Rrustem Mustafa shkruan një ditë pasi doli lajmi se do të kthehet në garë: PDK mundet bashkë

binjaket me strategji te ndryshme biznesi donaldi zgjedh kullat romeo histori te fshehte me biznesmenen 50 vjecare 69ff8e2596d4c
Lajmi i radhës

Binjakët me strategji të ndryshme biznesi/ Donaldi zgjedh kullat, Romeo histori të fshehtë me biznesmenen 50-vjeçare

Të fundit nga

ShkoLartë