Al Nassr duket se është vënë në lëvizje për kapitenin e Liverpool, Virgil van Dijk.
Me kontratën e tij që skadon në qershor, holandezi ka refuzuar ofertën e parë të Liverpool-it për rinovimin e kontratës.
Voetbal24 thotë se Al-Nassr ka bërë një lëvizje dhe ka kontaktuar përfaqësuesit e holandezit për një transferim në Ligën Pro Saudite sezonin e ardhshëm.
Al Nassr do t’i ofrojë Van Dijk një kontratë dyvjeçare fitimprurëse me opsionin për një vit të tretë.
Oferta nga Al Nassr thuhet se është më e lartë se ajo që Liverpool i ka bërë lojtarit deri më tani.
Burimi: botasot.info