Akuzat e Musliut: Qeveri “kriminale” dhe “tradhtare”

July 11, 2023
1 minut lexim

Ganimete Musliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se Qeveria Kurti nuk është ”qesharake“, ”amatare“ e as ”praktikantësh“, sipas saj është qeveri ”kriminale“, ”e rrezikshme“ dhe ’tradhtare“.

Këto akuza të Musliut vijnë pas përgjimeve të fundit të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës ku dëshmohet që ka biseduar me Milan Radojçiqin.

”Ata që për më shumë se dy dekada u bënë zëri shqiptar i propagandës armiqësore duke gënjyer, duke akuzuar dhe duke linquar jo vetëm kundërshtarët politik, por edhe vlerën më të madhe të kombit,luftën për liri, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, sot e vërtetuan se janë në koordinim të plotë me Milan Radojçiqin“, ka shkruar deputetja opozitare në Facebook, të martën.

”Albini e Mimoza, si dy politikanë sinonim për degradim personal dhe për zhveshje të politikës nga çdo nuancë e moralit njerëzor, duhet të japin llogari për pazaret me kriminelët serb të cilët po e mbajnë peng Kosovën“, ka vazhduar ajo.

Sipas saj, ”këta dy ekzemplarë të çorodotur politikisht dhe njerëzisht do të ballafaqohen me mentalitetin që e krijuan vet“.

”Nuk është më çështje e gjykimit moral, është koha për të folur ligji. Tana me u falë, tradhëtia nuk falet”, ka shprehur Musliu akuzat e rënda. 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

SPAK kërkoi arrestimin, avokati i Ahmetajt pranon se ish-ministri nuk ndodhet në Shqipëri

Story i radhës

Ballkani para sprovës së madhe në Champions League 

Të fundit nga

ShkoLartë