Akuza për skandal seksual/ Flet profesori nga Velesi pasi drejtori e lajmëroi në polici

December 17, 2022
min lexim

“Kjo është një shpifje, vajza në audio nuk është nxënëse”

 

Veles, 17 Dhjetor – “Seks skandal në gjimnazin e Velesit”, “Profesori ka pasur seks me nxënëse në gjimnazin e Velesit”, “Profesori ka pasur seks me një vajzë”. Këto janë vetëm disa tituj që u publikuan nga portalet pasi MPB informoi se drejtori në gjimnazin e Velesit ka paraqitur se ka pranuar një audio incizim të një profesori dhe një vajze.

“Drejtori i shkollës së mesme “Koçin Racin” Veles ka raportuar se me datën 15.10.2022 përmes rrjetit social “Facebook” ka pranuar një audio incizim nga një profil i panjohur se gjoja mes një profeosri të shkollës së tij dhe një vajze ka pasur marrëdhënie seksuale”, thonë nga MPB.

Edhe pse në raportin e MPB-së nuk u përmend emri i profesorit e as se bëhet fjalë për vajzë të mitur e as nxënëse por mediat e morrën raportin si të mirëqenë. E në Veles si qytet i vogël filluan të flitet se për cilin profesor bëhet fjalë.

E për këtë shkuam në Veles për të biseduar me profesorin i cili mohon se ka pasur lidhje me një vajzë të mitur e më së paku nxënëse.

“Nuk bëhet fjalë për nxënse, bëhet fjalë për një person krejtësisht i panjohur. Në bazë të asaj që e folëm dhe dëgjohet se bëhet fjalë për një vajzë që jeton në Maqedoninë lindore? Po e saktë është që është prej Maqedonisë Lindore”, deklaroi profesori.

Për këtë profesori ka angazhuar avokat i cili thotë kjo është një shpifje.

“Profesori nuk mohon se ka biseduar me një shoqe të tij edhe atë para katër viteve e cila asnjëherë nuk ka qenë në Veles e as nuk ka qenë nxënëse në këtë gjimnaz apo në gjimanz tjetër. Apsolutisht është një shpikje”, u shpreh avokati, Angel Gjorgjievski

Sipas tij gjithçka ka filluar pasi profesori ka dashur t’i ndihmojë një kolegu të tij për tu punësuar në gjimnazin.

“Mua më ka kontaktuar një kolegë i cili ka kërkuar ndihmën time që unë ta udhëzoj deri te shkolla për ta dorëzuar dokumentacionin për konkursin që ka qenë për profesor të biologjisë. Unë vetëm kam ndihmuar ku ti lënë dokumentat dhe ku të drejtohet”, thotë profesori.

Në vend të këtij profesori u pranua një profesoreshë tjetër por presionet ndaj tij kanë vazhduar. Profesori thotë që asnjëherë nuk ka pasur ankesa nga prindërit apo profesorët për punën e tij.

“Nuk ka pasur ankesa, ankesat janë bërë artificialisht me presione të shumta nga ana e drejtorit bashkë me pedagogun dhe psikologun”, u shpreh profesori.

Profesori punon prej pesë vitesh në gjimnasin e Velesit ndërsa thotë se njihet mirë me shumicën familijarëve të nxënësve.

“Këtu cenohet morali fillimisht i profesorit, morali i profesorit i nxënësve por normalisht edhe prindërit. Ne do të shkojmë deri në fund do të kërkojmë përgjëgjësi, drejtësia të dalë në shesh”, thotë profesori

“Absolutisht është sajuar gjithçka, absolutisht kjo është një improvizim dhe e pavërtetë. Drejtori nuk e ka menduar mirë para se të dalë me këtë. Si ka konstatuar se bëhet fjalë për profesor? Edhe kjo mbetet e paqartë. Në paraqitjen në polici nuk përmend emër. E vërtetë kur e ka paraqitur rastin në polici nuk ka përmendur emra, por qëndron se bëhet fjalë për profesor. Për mua mbetet e paqartë se bëhet fjalë për profesor i punësur në gjimnazin e tij”, deklaroi avokati Gjorgjievski.

Mobingu dhe tortura ndaj këtij profesori zgjat disa muaj ndërsa profesori këtë e ka paraqitur në Ministrinë e Arsimit dhe në MPB. Kërkuam edhe prononcim edhe nga drejtori Ile Popov, por i njejti nuk u përgjigj thirrjeve tona.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Prishtina fiton në Prizren

Story i radhës

Të dielën fillon gara në ligën e njomakeve

Të fundit nga

ShkoLartë