akuza per shperdorim detyre klsh kallezon dy ish drejtoret dhe nje punonjes te kadastres se beratit 61f032770dc8c

Akuza për shpërdorim detyre, KLSH kallëzon dy ish-drejtorët dhe një punonjës të Kadastrës së Beratit

January 25, 2022
1 minut lexim

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat tre funksionarë të Drejtorisë Vendore të Aluiznit, Berat. 

NJOFTIMI 

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr.536/1, datë 14.05.2021, i ndryshuar, ka zhvilluar në subjektin Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (DVASHK) Berat auditimin me objekt “Mbi auditimin e ligjshmërisë në kryerjen e procedurave të legalizmit të objekteve informale si dhe auditimin e procedurave të pranimit, administrimit, shqyrtimit dhe miratimin e dokumentacionit për regjistrimin fillestar të pasurive të paluajtshme dhe evidentimin e ligjshmërisë së mbivendosjeve”.

Nga auditimi janë konstatuar një sërë shkeljesh të kryera nga ana e dy ish Drejtorëve të Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Berat dhe një punonjësi me detyrë ish Regjistrues në ZVRPP Berat (aktualisht DVASHK Berat), të cilët në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore përkatëse, si dhe mospërmbushjen e rregullt të detyrës së tyre, kanë konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.

Në lidhje me këto shkelje, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat kallëzimin penal për dy ish drejtuesit dhe ish regjistruesin.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

d0bfd0bed0b2d182d0bed180d0bdd0be d180d0b5d0bad0bed180d0b4 d0bdd0b0d0b4 2 300 d0bdd0bed0b2d0b8 d181d0bbd183d187d0b0d0b8 d0bdd0b0 d0bad0be 61f031fb054f2
Story i mëparshëm

Повторно рекорд: Над 2.300 нови случаи на ковид-19, дури 21 пациент починал во изминатиот ден

dy lojtare e marrin nenshtetesine e kosoves 61f032b082e48
Story i radhës

Dy lojtarë e marrin nënshtetësinë e Kosovës

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 18 janar

Mbahet Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Restorant “Villa Natyra” Prugovc, kilometri i 10-të i magjistrales Prishtinë-Podujevë, ora 10:00) Nisin punimet për renovimin
ShkoLartë