Akuza e pazakontë nga politikani për Ronaldon dhe Xhorxhinën

Dhurata që Xhorxhina Rodriguez i bëri Kristiano Ronaldos për Krishtlindje ka bërë bujë, por edhe ka shkaktuar që në rrjetet sociale e jo vetëm të hapet një debat i gjerë dhe të këtë polemika të shumta drejtuar çiftit. Dhurata ishte shumë e veçantë, një makinë Rolls Royce me një vlerë marramendëse, plot 345 mijë euro.

Por shumëkush nuk ka pëlqyer këtë pompozitet në një periudhë kur bota po kalon krizë ekonomike dhe nuk kanë munguar kritikat për të dy, që kanë bërë gjithçka publike në rrjetet sociale.

Kritikave dhe akuzave u është shtuar edhe ajo e politikanit spanjoll Miguel Angel Revija, i cili në një emision televiziv në Spanjë, ka dalë hapur kundër çiftit.

“Mua më duket diçka pornografike. Me atë që po kalojnë njerëzit, këto gjëra që shfaqen në televizione dhe rrjetet sociale nuk janë morale. Kjo lloj sjellje është pornografia më e ashpër”, ishte akuza e tij ndaj Ronaldos dhe Xhorxhinës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mbi 60 të vdekur nga stuhia e dimrit në ShBA

Story i radhës

Gjyqtarët e largojnë nga palestra Ferid Zekollin!

Të fundit nga