Aktorja e ‘Star Wars’ i jep fund beqarisë

March 16, 2022
1 minut lexim

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se aktorja , Billie Lourd u martua me Austen Rydell në Cabo San Lucas, Meksikë.

Kolegia e Lourd në “American Horror Story”, Leslie Grossman, konfirmoi lajmin  kur  postoi një Story në Instagram të dielën, në të cilën tha: “Fundjava e dasmës së Billie dhe Austen ka mbaruar, gjë që është shumë e trishtueshme, sepse ishte shumë argëtuese”.

Grossman më pas mbajti një trofe, i cili doli të ishte çmimi i saj “e veshur më mirë”.”Por unë fitova cmimin si e ftuara e veshur më mirë dhe mund t’i kem korruptuar gjyqtarët,” u shpreh me shaka aktorja. “Mund të kem bërë gjithçka që duhej të bëja për të marrë këtë trofe”.

Një burim i tregoi gjithashtu  për ‘People’   se babai i Billie, agjenti i famshëm Bryan Lourd, pagoi për disa dhoma të hotelit për të gjithë mysafirët, të cilët gjithashtu shijuan një festë private në pishinë të premten.

Lourd, dhe Rydell, u fejuan në qershor 2020 dhe mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, një djalë të quajtur Kingston Fisher, tre muaj më vonë.Ata u takuan për herë të parë kur ishin të rinj, por u rilidhën në 2017.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rahoveci në top formë, mundin Kamzën

Story i radhës

Kuleba: Teatri në Mariupol është shkatërruar plotësisht

Të fundit nga

ShkoLartë