Aktorja 41 vjeçare në pritje të një fëmije me të dashurin 26 vjeç?

1 minut lexim

Aktorja e famshme e filmit ‘Anatomia e një skandali’, Sienna Miller duket se është në pritje të një fëmije me të dashurin e ri Oli Green, 26 vjeç.

41 vjeçarja është fotografuar së fundmi me pushime në Ibiza me barkun e rrumbullakosur teksa ecte përgjatë bregdetit me guralecë. Sienna ishte e veshur me bikini në ngjyrë kafe dhe një sarong në ngjyrë blu.

Ajo tashmë është nënë e një vajze Marlowe, 10 vjeçe, me ish-in e saj Tom Sturridge të cilët u divorcuan në dhjetor të vitit 2020.

Image

Sienna Miller

Siç duket Sienna preferon tepër meshkujt në moshë më të vogël se vetja, pasi edhe Tom ishte 5 vite më i vogël se aktorja.

Aktorja e “American Woman” ende nuk e ka shpallur publikisht shtatzëninë e saj të mundshme. Sipas disa burimeve të afërta të Miller, ajo kishte ngrirë disa vezë kur mbushi 40 vjeçe me dëshirën për të pasur fëmijë në vazhdim.

Image

Sienna Miller
Story i mëparshëm

Bujar Osmani me porosi për Serbinë: Kosova është vend i pavarur, një demokraci e gjallë

Story i radhës

Konvikti i ri studentor në Tetovë, Grubi e Shaqiri njëzëri: Lajm dite, lajm i shumëpritur!

Të fundit nga