​Aktori Will Smith pezullohet për 10 vite nga Oscar

Aktori Will Smith është pezulluar për 10 vite nga Oscars, pas shuplakës që i dha kolegut të tij Chris Rock.

“Bordi ka vendosur, për një periudhë 10 vjeçare nga 8 prilli 2022, Smith nuk do të lejohet të marrë pjesë në asnjë ngjarje apo program të Akademisë, personalisht ose virtualisht, duke përfshirë por pa u kufizuar në Çmimet e Akademisë”, sipas Presidentit të Akademisë, David Rubin dhe CEO-s Dawn Hudson.

Vendimi u mor gjatë një takimi të Bordit të Guvernatorëve të mbajtur më herët gjatë ditës në Los Anxhelos.

Takimi, i planifikuar fillimisht për 18 prill, u përshpejtua pasi Smith njoftoi dorëhqejen nga nga akademia javën e kaluar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Përfundon seanca gjyqësore, pritet vendimi mbi kërkesën e Prokurorisë për paraburgim të Zekiri

Story i radhës

Ukraina publikon shifrat e tmerrshme, ja sa ushtarë ka humbur Putini në luftë

Të fundit nga