Aktori Hasan Murseli: Shpresa në këtë vend u dek që 20 vjet – S’ka faj Qeveria e cila po na ruan Trustin!

min lexim

“Shpresa ka vdek në këtë vend”. Ky është Stand Up i aktorit Hasan Murselit i cili e ka sjellur ekskluzivisht në emisionin “Dita me ne”.

Me tekst të Ramiz Vitisë, aktori Murseli e sjellë këtë ‘Stand Up’ të titulluar ‘Ka vdek Shpresa’.

Në këtë projekt flitet për ngarjet që po ndodhin në Kosovë.

Lajme të tmerrshme, vrasje e të rinjve, aksidente e shumë gjëra të tejra përmenden nga aktori i preferuar në Kosovë.

Ai e komenton edhe ikjen e të rinjve nga Kosova, vendk ky që thotë na lindi nëna e na edukoi mësuesja, por që tashmë po zbrazet.

Tutje aktori përmend edhe bashkimin e shqiptarëve me Shqipërinë.

Ai me ironi gëzohet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka lexuar Kushtetutën e Kosovës, e cila nuk lejon bashkimin me Shqipëri, e që për vite me radhë bashkimi kombëtar ishte prioritet i Lëvizjes Vetëvendosje.

Për liberalizimin e vizave, aktori Murseli i propozon Qeverisë që të bëhet vetëm për pensionistët, pasi që, më nuk ka rini në Kosovë.

Ai tutje shprehet se Qeveria e Kosovës po punon boll mirë, andaj edhe rritja e çmimit të naftës nuk është punë e saj, duke shtuar se shtë boll duke punuar!

Me sakrazmë thotë se edhe Trustin po na ruajnë për pleqëri, andaj nuk ka faj Qeveria që ka vdekur shpresa në Kosovë para 20 vjetëve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mbappe: Duam të fitojmë Championsin

Story i radhës

Edi Enver Rama

Të fundit nga