Aktori dhe modeli Avni Selimi gjen dashurinë dhe bëhet baba

min lexim

Vite më parë, Avni Selimi ishte shumë i njohur në botën e show-bizit, pasi njihej si model dhe aktor. Ai është një djalosh me origjinë nga Kosova, por që ka vite që jeton dhe punon me bizneset e tij në Gjermani. Tashmë, ai na ka gëzuar me një postim në rrjetet sociale, duke njoftuar se sapo është bërë baba.

“Në shtëpinë tonë prapë një dritë shkëlqen… Allahu na dhuroi një djalë të shëndetshëm, kjo është lumturi që vetëm nga Zoti na vjen…” shkruan ai në postimin e tij, ku tregon për ardhjen në jetë të djalit të tij, duke u bërë baba.

Kujtojmë se aktorit dhe modelit shqiptar nuk i kishte ecur me fejesën e parë, por vajza e dytë që i ka dhuruar dhe një djalë e ka bërë atë shumë të lumtur. Ajo është me origjinë nga Petrova e Shtimes.

Gjithashtu, dalja e fundit publike e Avni Selimit ishte në “Inturrm de Film” në Frankfurt, në premierën e një filmi, ndërsa kohët e fundit ai i është përkushtuar më shumë familjes dhe biznesit dhe duket mjaft i lumtur.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

40-vjeçari p*rdhunon një vajzë të mitur teksa ajo priste në stacionin e autobusit! Iu afrua dhe i kërkoi 14-vjeçares udhëzonte për…

Story i radhës

Formacionet zyrtare të duelit Arsenal – Liverpool

Të fundit nga