40 vjecari prdhunon nje vajze te mitur teksa ajo priste ne stacionin e autobusit iu afrua dhe i kerkoi 14 vjecares udhezonte per 671e6d74a9ce5

40-vjeçari p*rdhunon një vajzë të mitur teksa ajo priste në stacionin e autobusit! Iu afrua dhe i kërkoi 14-vjeçares udhëzonte për…

October 27, 2024
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Bolzanon në Itali, ku një adoleshente është përdhunuar nga një i panjohur, teksa priste autobusin në stacion.

Sipas mediave fqinje, mësohet se ngjarja e rënë ka ndodhur dy ditë m parë, mbrëmjen e 25 tetorit. Raportohet se një burrë i panjohur i është afruar 14-vjeçares teksa ajo po priste në stacion, dhe e  ka pyetur për ta udhëzuar për drejtimin e rrugës.

Ajo ka nisur t’i përgjigjej pyetjeve të tij, por më pas situata ka agravuar deri në përdhunimin e saj. Ajo ka tentuar të largohet prej tij duke vrapuar, por ai e ka arritur ta kapë dhe ta tërheq zvarrë në disa shkurre dhe e ka përdhunuar.

E mitura bërtitur për ndihmë, por fatkeqësisht, askush nuk e dëgjoi pasi zona ishte mjaft e izoluar. Pas pesëmbëdhjetë minutash, 14-vjeçarja ka arritur të çlirohet nga sulmuesi i saj, duke e goditur dhe duke bërë që ai të rrëzohet.

Më pas ajo ka ikur dhe ka kërkuar ndihmë nga një kalimtar i rastit, një banore e lagjes, i cili ka telefonuar menjëherë policinë.  Gruaja ka pritur të mbërrijë policia bashkë me 14-vjeçaren e përlotur dhe e tronditur.

Policia ka arritur të vërë në pranga autorin, i cili është kapur në një stacion autobusi pranë vendit ku kishte abuzuar me të miturën, në tentativë për tu larguar në qendër të qytetit.

E reja është dërguar në spital për mjekim, ndërsa dhunuesi i saj është shoqëruar në komisariat. Nga kontrollet rezultoi se ishte një 40-vjeçar me origjinë pakistaneze, me banim në Bolzano.

Të shtunën e datës 26 tetor, pas një nate në qeli, sulmuesi u dëgjua nga gjyqtari, i cili vërtetoi arrestimin dhe vendosi masën e sigurisë në burg , duke pasur parasysh mundësinë e arratisjes dhe përsëritjes së krimit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

xheneta ia ben avokaten leles i kerkon burimit ti sqarojne keqkuptimet 671e601a27bd0
Story i mëparshëm

Xheneta ia bën avokaten Lelës, i kërkon Burimit t’i sqarojnë keqkuptimet

aktori dhe modeli avni selimi gjen dashurine dhe behet baba 671e6e282dd97
Story i radhës

Aktori dhe modeli Avni Selimi gjen dashurinë dhe bëhet baba

Të fundit nga

Horoskopi i datës 17 maj 2025

Dashi Ambicia do jete me tepricë gjatë kësaj dite. Do rishikoni edhe disa projekte që keni bërë më parë dhe do ndreqni gjithçka. Nëse keni një lidhje do keni një ditë të
ShkoLartë