Aktivisti Kirkov: Në Kopshin Zoologjik të Shkupit ka murtajë dhe epidemi të kafshëve

Aktivisti Stefan Kirkov akuzoi kryetaren Bashkisë së Shkupit, Danella Arsovska në lidhje me ngjarjet e fundit në Kopshtin Zoologjike të Shkupi ku kanë ngordhur tre kuaj.

“Ka murtajë dhe epidemi të kafshëve në Kopshin Zoologjik të Shkupi. Gjirafa ka ngordhur për shkak të mospatrimit të parazitëve, deri tani dy kuaj janë helmuar. Që kur erdhi Arsovska, kopshti zoologjik i yni është shndërruar në kopsht të frikës kur kafshët therren dhe ngordhin”, shprehet Stefan Kirkov.

Ai po ashtu u bën thirrje shoqatave të kafshëve që të reagojnë dhe të kërkojnë përgjegjësi dhe të mos heshtin.

“Paaftësia e Danellës na çoj prapa në çdo fushë. Më vjen keq për kafshët, por unë përveç Facebookut, jam i pafuqishëm për diçka më shumë”, u shpreh aktivisti duke kërkuar edhe nga gazetarët që të kërkojnë përgjegjësi për rastin dhe ta hetojnë rastin.

Story i mëparshëm

Kundërshtarë nga Luksemburgu për Struga Trim Lum

Story i radhës

Lozano drejt largimit nga Napoli

Të fundit nga