Shkëndija humbjen e shndërron në fitore, merr kreun e tabelës në Maqedoni

Shkëndija e Tetovës gati sa zhgënjeu megjithatë ngadhënjeu në frymën e fundit me rezultat 3:2 ndaj Brera nga Strumica.

Mysafirët avancuan me rezultat 0:2 me golat e futbollistëve Ivkoviq (16′) e Cvetanovski (68′). 

Shkëndija këndellet dhe shënoi golat e fitores përmes lojtarëve Ademi (77′), Cake (85’) e Aganspahiq (90+4’). 

Shkëndija kryeson me 58 pikë, pasojnë Struga Trim Lum 58 pikë, Shkupi 58 dhe Brera  zë vendin e tetë me 37 pikë pas javës së 30-të në elitën e futbollit maqedonas.

Story i mëparshëm

Tërhoqi vëmendjen në tribunat e “Allianz Arena”, ky është emri i bukuroshes shqiptare

Story i radhës

Moska ekspozon pajisje perëndimore të kapura në Ukrainë

Të fundit nga