aktivistet kerkojne taravarin funksionaret e duan selen ne krye te ash se 61f68798240c4

Aktivistët kërkojnë Taravarin, funksionarët e duan Selën në krye të ASH-së

January 30, 2022
1 minut lexim
taravari sela 696x385 1
aktaule1
aktaule2
akt02
akt01
akt04
akt05
akt06
akt07

Nëse Sela vendos të largohet nga kreu i Aleancës për shqiptarët, ai ka paralajmëruar këtë vendim para disa anëtarëve të partisë, përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar dhe kolegëve politikanë nga partitë simotra, atëherë kreu i ri i partisë do të të jetë Taravari.

Kreu i Aleancës për shqiptarët dhe deputeti, Zijadin Sela, është duke e menduar seriozisht dorëheqjen nga posti drejtues në partinë opozitare shqiptare.

Nëse kjo ndodh, sipas informacioneve jozyrtare, është e sigurt se lideri i ri i partisë do të jetë kryetari i komunës së Gostivarit dhe sekretari aktual i përgjithshëm i partisë, Arben Taravari.

Sipas burimeve të mirëinformuara, Sela ka bërë të ditur se po mendon të tërhiqet para disa partiakëve të tij, përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar, si dhe kolegëve politikanë nga partitë simotra në rajon.

Por nga ajo që mësohet deri më tani, aktivistët partiak e duan Taravarin në krye të partisë kurse Selën e duan funksionarët aktual të partisë.

Nëse Sela definitivisht vendos që të mos kandidojë për një mandat të ri në kongresin e radhës të partisë të planifikuar për në mars, siç janë tani për tani, thuhet se pasardhësi i tij në pozitën udhëheqëse me siguri do të jetë kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari, dhe pozita e sekretarit gjeneral do i jepet dikujt nga dega e Strugës.

Vitet e fundit Taravari ka qenë sekretar i përgjithshëm i partisë, por së fundmi ka bërë të ditur se do të largohet për shkak të detyrës si kryetar komune si dhe për të liruar një post për rininë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

dy skiatore me kohe te njejte ne vend te pare 61f68412232ec
Story i mëparshëm

Dy skiatore me kohë të njëjtë në vend të parë

nderroi jete ushtari shqiptar nga kumanova 61f68885a8b0b
Story i radhës

Ndërroi jetë ushtari shqiptar nga Kumanova

Të fundit nga

ShkoLartë