Aktakuzë ndaj Feros, avokatja e Arbenitës: Procesi ka nisur, akuzohet për tri vepra penale

July 2, 2025
1 minut lexim

Avokatja e modeles Arbenita Ismajlit, Blinera Osmani, ka konfirmuar aktakuzën e ngritur ndaj reperit Feronit Shabanit, [njëherësh ish-bashkëshorti i modeles].

Osmani tha shkurt se aktakuza ndaj Feros është ngritur në dhjetor të vitit 2024 për tri vepra penale.

Ajo gjithashtu deklaroi se procesi gjyqësor ndaj reperit ka filluar këtë muaj.

“Aktakuza është ngritur në dhjetor 2024 për tri vepra penale. Procesi gjyqësor ka filluar këtë muaj dhe nuk mund të dimë sa do të zgjasë”, tha avokatja e Arbenitës në një prononcim.

Gjatë ditës së sotme, në një raportim u bë e ditur se Prokuroria Themelore në Gjilan i ka ngritur aktakuzën Feros për ngacmim seksual ndaj Arbenitës, dhunë psikologjike dhe kanosje.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se për natyrën e saktë të veprave për të cilat akuzohet Fero, ende nuk ka përgjigje zyrtare nga institucionet kompetente gjyqësore.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Besnik Krasniqi, kandidat i AAK-së për kryetar të Prizrenit

Të fundit nga

Prishtina transferon futbollistin Taipi

Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit, Gjelbrim Taipi. Taipi është një futbollistë me përvojë të madhe, i cili ka luajtur për disa vite në futbollin zvicerran. 32-vjeçari ka qenë pjesë e klubeve
ShkoLartë