Aktakuzë ndaj dy personave për dhunimin e një gruaje gjatë luftës

September 14, 2023
1 minut lexim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur të enjten aktakuzë kundër dy të pandehurve me inicialet I.R dhe D.D, për veprën penale të dhunimit seksual, gjatë luftës në Kosovë.

“Si pjesëtarë të forcave policore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, gjatë një sulmi të gjerë dhe sistematik nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, kundër popullatës civile shqiptare në territorin e komunës së Prishtinës, me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore, kanë kryer dhunim seksual ndaj gruas së nacionalitetit shqiptar”, tha PSRK-ja në një njoftim për media.

Prokuroria tha se të akuzuarit kanë kryer veprën penale ‘’krime lufte kundër popullsisë civile”.

Një i mbijetuar i dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Fotografi nga arkivi.

“Me këtë rast viktima pësoj lëndime të rënda fizike në trup si dhe trauma të përhershme psikike”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale i kërkoi Gjykatës Themelore në Prishtinë që ndaj të akuzuarve të mbahet gjykimi në mungesë, pasi që “janë shterur të gjitha përpjekjet ligjore për t’i gjetur ata.”

Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998/99, janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.

Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

Ndërsa, numri i saktë i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, nuk dihet.

Sipas një raporti të Qendrës Amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kjo shifër arrin deri në 20 mijë.

Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe njihet nga mbi 100 vende të botës.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e saj dhe në Kushtetutë vazhdon ta konsiderojë atë si pjesë të territorit të saj.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A duhet pirë birrë pas sportit?

Story i radhës

Kombëtarja e Kosovës pësoi humbje nga Greqia

Të fundit nga

ShkoLartë