aksion ne recice te madhe arrestohen dy administratore te nje tregu ilegal online konfiskohen pajisje 69f086ea3bdd1

Aksion në Reçicë të Madhe: Arrestohen dy administratorë të një tregu ilegal online, konfiskohen pajisje

April 28, 2026
1 minut lexim

Policia ka zhvilluar një aksion në Reçicë të Madhe, ku janë arrestuar dy persona të dyshuar si administratorë të një tregu ilegal online.
Sektori për krim kompjuterik në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në koordinim me informacione të marra nga FBI, ka realizuar një hetim të përbashkët lidhur me platformën ilegale “OLVX”. Sipas autoriteteve, kjo platformë ka qenë aktive që nga korriku i vitit 2023 dhe ka operuar përmes disa domeneve në internet, duke përmbajtur të dhëna të komprometuara të përdoruesve.
Nga hetimet rezulton se në këtë treg online janë regjistruar mbi 2.600 përdorues dhe rreth 1.500 shitës, ndërsa vlera totale e shitjeve ka tejkaluar 500 mijë dollarë amerikanë.
Me urdhër të Gjykatës Themelore në Tetovë, është kryer bastisje në banesat e të dyshuarve A.E. (20) dhe A.I. (23), shtetas të Maqedonisë së Veriut. Gjatë aksionit, ata janë kapur në flagrancë, ndërsa janë sekuestruar kompjuterë desktop, laptopë dhe telefona, të cilët do t’i nënshtrohen analizave të mëtejshme forenzike.
Të dy personat janë ndaluar nga policia, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

pas 5 muajsh kim kardashian dhe lewis hamilton me te afert se kurre 69f081026284d
Lajmi i mëparshëm

Pas 5 muajsh, Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton më të afërt se kurrë

toshkovski me ndryshime ligjore polici do te mundet ta largoje urgjentisht dhunuesin nga viktima e dhunes ne familje 69f0882e02c77
Lajmi i radhës

Toshkovski: Me ndryshime ligjore, polici do të mundet ta largojë urgjentisht dhunuesin nga viktima e dhunës në familje

Të fundit nga

ShkoLartë