Aksion i policisë në Prilep, arrestohen tre persona

min lexim

Policia në Prilep mbrëmë ka privuar nga liria tre persona tek të cilët është gjetur drogë, ndërsa janë sanksionuar 20 shoferë, ndërsa 14 prej tyre janë përjashtuar nga komunikacioni.

MPB-ja kumtoi se gjatë mbrëmjes së kaluar nga ana e ekipeve patrulluese të përbërë nga nëpunës policor të Departamentit të policisë së uniformuar, Njësiti për intervenim të shpejtë, Njësiti special për mbështetje, Njësiti i policisë intervenuese dhe Zyrës së jashtme për çështje kriminalistike -Prilep janë kryer kontrolle ndaj personave dhe automjeteve të udhëtarëve në territorin e Prilepit.

Gjatë kontrolleve janë privuar nga liria tre persona. Gjatë kontrollit tek njëri prej tyre është gjetur një sasi e madhe tabletash “ekstazë” dhe kokainë, ndërsa tek dy personat e tjerë është gjetur kokainë. Kundër këtyre personave do të iniciohen kallëzime sipas nenit 215 të Kodit penal.

Në periudhën nga ora 21:00 deri ora 04:00, Njësia mobile për siguri në komunikacionin rrugor ka realizuar kontroll të përforcuar në territorin e qytetit të Prilepit për sanksionimin e shoferëve të cilët nuk kanë respektuar rregullat në komunikacion. Gjatë kontrollit janë sanksionuar 20 shoferë, ku 14 prej tyre janë përjashtuar nga komunikacioni, njofton MPB-ja.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​ASK pret rritje të emigrimit këtë vit, sociologu: Arsye janë pagat e ulëta dhe papunësia

Story i radhës

Leicester hedh poshtë një ofertë 40-milionëshe për Maddison

Të fundit nga