Aksion i madh policor në Maqedoni! Arrestime për afera korruptive në REK Manastir

December 10, 2024
1 minut lexim

Sipas informacioneve, mëngjesin e sotëm Policia dhe Prokuroria Publike kanë filluar një aksion për të luftuar korrupsionin në REK Manastir, duke u përpjekur të zgjidhin problemin e korrupsionit të trashëguar për 30 vite në këtë sektor.

Kjo situatë është përshkruar si një “pandemi korrupsioni” që ka dëmtuar rëndë ekonominë dhe sistemin energjetik të vendit .

Në disa qytete të Maqedonisë së Veriut është vërejtur një prani e shtuar policore pranë shtëpive të personave që janë të lidhur publikisht me tenderë milionësh.

Kjo tregon se aksioni i autoriteteve për luftimin e korrupsionit dhe krimit ekonomik po vazhdon në nivel kombëtar .

Në 30 vitet e fundit, REK Manastir , si kapaciteti më i madh energjetik në Maqedoninë e Veriut, është përballur me një sërë skandalesh korruptive që kanë dëmtuar rëndë funksionimin dhe reputacionin e tij.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vlerëso ata që të kërkojnë dhe duaji ata që nuk të lënë të shkosh

Story i radhës

Konferencë vjetore për decentralizim dhe vetëqeverisje lokale

Të fundit nga

ShkoLartë