Aksion i madh i policisë dhe prokurorisë në rajonin e Suharekës, shkatërrohet laboratori ku prodhohej droga

1 minut lexim

Një operacion i madh antidroge është duke u realizuar në rajonin e Suharekës.

Operacioni antidrogë kishte për cak një grup të personave që prodhonin marihuanë në fshatin Shirokë të Suharekës.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala ka deklaruar për lajmi.net se së shpejti do të jepen detaje shtesë lidhur me operacionin.

Deri më tani janë arrestuar gjashtë persona.

Ndryshe laboratori në fjalë raportohet të jetë një nga laboratorët më të mëdhenj që janë shkatërruar në vitet e fundit.

Duhet përkujtuar që pak ditë më parë Policia e Kosovë ka realizuar edhe një aksion tjetër policor antidrogë, ku janë konfiskuar mbi 90 kilogramë narkotikë të llojit marihuanë.

Gjatë aksionit ndër të tjerash ka pasur edhe persona të arrestuar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjithçka rreth Marsit, planetit sundues të Dashit

Story i radhës

Trepça mendon për të ardhmen, ‘blindon’ pesë lojtarë

Të fundit nga