Një person ka mbetur i lënduar në aksidentin rrugor që këtë mëngjes ndodhi në rrugën Gostivar-Strazhë, tek udhëkryqi i Mavrovës.
Zëdhënësi i SPB-Tetovë, Marjan Josifovski, tha se aksidenti u denoncua në ora 09 e 10 minuta të së shtunës.
Në aksident janë përfshirë automjetet “Golf” dhe “Hundai”. Me lëndime ka përfunduar një person i cili u transferua në spitalin e Gostivarit për trajtim. Nuk dihet gjendja e tij, tha ai.