Aksidentoi për vdekje 70-vjeçarin, arrestohet pas 4 ditësh drejtuesi i mjetit

November 6, 2022
1 minut lexim

Policia e Fierit ka arrestuar shtetasin Selam Çela 58 vjeç, i cili aksidentoi për vdekje 70-vjeçarin Ylli Toska. Ngjarje kjo e ndodhur 4 ditë më parë në aksin Fier-Vlorë.

70-vjeçari u godit nga automjeti i Çelës teksa po lëvizte me biçikletë. Pas ngjarjes së rëndë drejtuesi i mjetit u largua me urgjencë nga vendngjarja por mundi të identifikohej dhe arrestohej këtë të diel nga policia.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë Fier

Policia zbardh aksidentin me pasojë vdekjen e një shtetasi, që ndodhi në datën 02.11.2022, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”.

Identifikohet dhe ndalohet 58-vjeçari, i cili, duke drejtuar automjetin, aksidentoi me pasojë vdekje shtetasin Y. T. dhe më pas u largua nga vendngjarja.

Në datën 02.11.2022, rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, në fshatin Ferras, shtetasi S. Ç., 58 vjeç, banues në Kraps, Fier, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekje, shtetasin Y. T., 70 vjeç, banues në fshatin Fitore, i cili ka qënë duke lëvizur me biçikletë. Pas aksidentit, shtetasi S. Ç. është larguar nga vendngjarja.

Si rezultat i një pune intensive hetimore nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sekretet e Gjimshitit janë thelbësore

Story i radhës

Supersfida

Të fundit nga

ShkoLartë