aksidentoi nje person te shtrire ne aksin rrugor fier levan arrestohet 23 vjecari 61fa3e699cc33

Aksidentoi një person të shtrirë në aksin rrugor Fier-Levan, arrestohet 23-vjeçari

February 2, 2022
1 minut lexim

Një 23-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Fierit pasi ka shkaktuar aksident me pasojë vdekje.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, i riu i identifikuar me inicialet A.M., në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar një shtetas i cili dyshohet se ishte endacak i shtrirë në rrugë.

Shtetasi i aksidentuar ka ndërruar jetë në spitalin rajonal Fier.

Po punohet për identifikimin e viktimës.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

turqia thote se ka kryer sulme ajrore ndaj militanteve kurde ne siri dhe irak 61fa3e6250a40
Story i mëparshëm

Turqia thotë se ka kryer sulme ajrore ndaj militantëve kurdë në Siri dhe Irak

152 paciente ne oskigjeno terapi ne spitale 61fa3e6c93027
Story i radhës

152 pacientë në oskigjeno-terapi në spitale

Të fundit nga

ShkoLartë