Aksidentohet vetura e policisë në Zagreb – një polic mbeti i vdekur, tre u plagosën

October 4, 2023
1 minut lexim

Sot ka ndodhur një aksident trafiku në Zagreb, ku ka humbur jetën një polic.

Siç njoftoi sot policia, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:44 gjatë stërvitjes së drejtimit të mjetit special “Polaris” në argjinaturën buzë lumit Sava, në afërsi të urës së Jankomirit, pasi mjeti special në të cilin ndodheshin katër policë është rrotulluar.

Si pasojë e përmbysjes së veturës janë lënduar efektivë policorë, ndërsa në vendngjarje janë dërguar shërbimet emergjente mjekësore dhe zjarrfikëset, raporton index.hr.

Të gjithë efektivët e policisë janë transportuar në spital për të marrë tretman mjekësor. Fatkeqësisht njëri prej tyre ka ndërruar jetë gjatë ndihmës së shpejtë mjekësore, ndërsa tre të tjerët sipas informacioneve të deritanishme janë jashtë rrezikut për jetën, thuhet në komunikatë.

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se familjarët e policit të ndjerë shprehin ngushëllimet e tyre të sinqerta dhe premtojnë se do t’u ofrojnë të gjithë mbështetjen që munden.

Në vendin e ngjarjes do të kryhen hetime, të cilat do të menaxhohen nga Prokuroria Komunale. 

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Kandidatja më e ‘fortë’ në MTV EMA është Taylor Swift

Story i radhës

Türkiye publikon pamjet e operacionit ajror antiterrorist në Irakun verior

Të fundit nga

Këto lagje të Prishtinës sot mbesin pa ujë

Pesë lagje të Prishtinës, pothuajse gjatë tërë ditës së sotme do të mbesin pa ujë të pijes. Kjo pasi që Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se do të zhvillohen punime

Fuqia e sigurisë, në duart e tua me Galaxy S25

Seria premium e smartphonëve Galaxy të linjës S25 duke sjellë një kapërcim të ri teknologjik në epokën e inteligjencës artificiale. Por përtej performancës së jashtëzakonshme dhe përvojës më natyrale të përdorimit, ajo
sqmken
ShkoLartë