Türkiye publikon pamjet e operacionit ajror antiterrorist në Irakun verior

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Türkiyes ka shpërndarë pamjet e operacionit ajror të kryer nga forcat turke në veri të Irakut dje, transmeton Anadolu.

Pamjet u shpërndanë në llogarinë e ministrisë në mediat sociale, lidhur me operacionin ajror në të cilin u shkatërruan 16 objektiva që i përkisnin organizatës terroriste PKK në rajonet Metina, Gara, Hakurk, Kandil dhe Asos në Irakun verior.

Türkiye publikon pamjet e operacionit ajror antiterrorist në Irakun verior https://t.co/8C0Ty899jU pic.twitter.com/1Hcqjd1ulS

— Anadolu Shqip (@aa_albanian) October 4, 2023

“Kjo është mënyra se si Forcat tona Ajrore shkatërruan objektivat terroriste në Irakun verior mbrëmë”, thuhet në deklaratën përcjellëse të ministrisë së bashku me videon e momenteve kur janë goditur strehimore, bunkerë dhe shpella që i përkisnin organizatës terroriste.





Story i mëparshëm

Aksidentohet vetura e policisë në Zagreb – një polic mbeti i vdekur, tre u plagosën

Story i radhës

Kreditë e shpejta, kokëdhimbje për qytetarët/ Po keqpërdoren të dhënat personale gjatë marrjes së kredive

Të fundit nga