Aksidentohet në punë në Maltë një i ri shqiptar.
34-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë pasi është aksidentuar teksa punonte në një kantier ndërtimil.
Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në Marsaxlokk mëngjesin e së shtunës.
Rreth orës 11:30, shqiptari u aksidentua nga fadroma. Në ndihmë të tij shkoi një ekip mjekësor si dhe policia. 34-vjeçari ndodhet në spitalin Mater Dei. Nën hetim është vendosur administratori i godinës që po ndërtohet.