aksidenti tragjik ne rrugen gjevgjeli bogdanci mpb njeri automjet po transportonte ilegalisht emigrante nga siria 65abbeb1d15dd

Aksidenti tragjik në rrugën Gjevgjeli-Bogdanci, MPB: Njëri automjet po transportonte ilegalisht emigrantë nga Siria

January 20, 2024
1 minut lexim

Nga MPB kanë dhënë detaje shtesë nga aksidenti tragjik që ndodhi gjatë ditës së djeshme në rrugën Gjevgjeli-Bogdanci, ku një person humbi jetën, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se njëra nga veturat e përfshira në aksident po transportonte emigrantë.

“Me datë 19.01.2024, në ora 19.30 në Stacionin Policor të Gjevgjelisë është raportuar se në rrugën Gjevgjeli – Bogdanci, në urën e lumit Vardar, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “Mercedes” me targa nga një automjet tjetër i drejtuar nga B.M.(48) nga Kamenica e Maqedonisë, me të cilin po tranportoheshin ilegalisht shtatë emigrantë nga Siria, veturën e pasagjerëve “Opel Corsa” me targa të Gjevgjelisë nga B.J.(63) nga fshati Bogorodicë, veturë e pasagjerëve me targa të Gjevgjelisë “Hyundai”, që drejtohej nga D.T.(42) nga Gjevgjelia dhe automjeti i pasagjerëve “Mercedes” me targa të Gjevgjelisë i drejtuar nga G.K.(37) nga fshati Stojakovë. Në aksident nga plagët e marra ka ndërruar jetë B.J., ndërsa mjeku i Emergjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen e tij. Është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit B.M. dhe E.J.(63), pasagjer në veturën “Opel Corsa”, ndërsa emigrantët kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në spitalin e Gjevgjelisë”, thonë nga MPB.

Burimi: tv21

MARKETING

RENT A CAR

aksidentohen kater automjete njeri transportonte emigrante 65abbdc22b367
Story i mëparshëm

Aksidentohen katër automjete, njëri transportonte emigrantë

stuhia e bores bllokon disa zona ne elbasan fshatrat pa energji elektrike 65abc108da871
Story i radhës

Stuhia e borës bllokon disa zona në Elbasan, fshatrat pa energji elektrike

Të fundit nga

Jamal Roberts fiton “American Idol 2025”

Pas disa javësh performancash të paharrueshme dhe kulmesh emocionale, “American Idol” ka shpallur fituesin. Jamal Roberts nga Meridian, Misisipi, mori titullin gjatë finales së sezonit të 23-të më 18 maj. Njoftimi erdhi
ShkoLartë