Aksidenti tragjik në Fushë-Krujë, shkon në 5 numri i viktimave, vdes në spital 34-vjeçarja

March 6, 2022
1 minut lexim

Shkon në pesë numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi mbrëmjen e të shtunës në aksin rrugor, Fushë Krujë-Milot.

Rudina Haka, 34-vjeçarja, e cila u raportua si e plagosur, ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të diele në spitalin e Traumës.

Nga aksidenti ndërruan jetë dy drejtuesit e makinave, Alfred Dika 39 vjeç dhe Artan Alushi 30 vjeç.

Po ashtu, dy pasagjerët Shkumbin Brati 20 vjeç dhe Almenia Karaj 16 vjeç gjetën vdekjen në automjetin që drejtonte Artan Alushi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Besare Sejdi emërohet drejtoresha e parë femër në shkollën fillore “26 Korriku” në Shkup

Story i radhës

Gjesti i rrallë, nënat polake “harrojnë” në stacion karrocat e fëmijëve si ndihmë për të vegjlit ukrainas

Të fundit nga

ShkoLartë