aksidenti me dy vktima ne durres salianji te fortet sfidojne ligjin para syve te institucioneve heshtja ndaj tyre eshte bashkefajesi 69f8a09261a0d

Aksidenti me dy v*ktima në Durrës, Salianji: “Të fortët” sfidojnë ligjin para syve të institucioneve, heshtja ndaj tyre është bashkëfajësi

May 4, 2026
1 minut lexim

Reagimi i plotë:

2 jetë fëmijësh të humbura. Një tjetër në luftë për jetën. Një tragjedi që sot ka thyer zemrat e familjeve dhe ka ulur kokën e gjithë Shqipërisë. Nuk ka fjalë që e përshkruajnë këtë dhimbje. Por ka përgjegjësi dhe ato duhen thënë. Kjo tragjedi nuk është rastësi.

Është pasojë e një shoqërie që çdo ditë bëhet më e mpirë përballë padrejtësisë dhe më e pafuqishme për të reaguar. E shohim çdo ditë: Në autostrada, në rrugët e qyteteve, në vijat e bardha, në pedonale!

“Të fortët” sfidojnë ligjin nga mëngjesi në darkë, para syve të institucioneve, duke rrezikuar jetën e njerëzve, fëmijëve, grave shtatzëna, të moshuarve, familjeve. Heshtja ndaj tyre është bashkëfajësi. Tolerimi është degradim. Është turp.
Sot, gishti shkon drejt një sistemi të dështuar përgjegjësish. Drejt një shteti të paaftë dhe të paguximshëm për të ndalur të fortët sepse i mbron dhe i ushqen ata.

Një shtet që sillet i fortë me të dobëtit dhe i përkulur përballë të fortëve. Një shtet që ndëshkon qytetarin e zakonshëm,
por mbyll sytë kur ligji shkelet nga ata që ndihen mbi të ose që vlejnë për një grusht votash. Kjo tragjedi është pasojë e një padrejtësie që është kthyer në kulturë. Dhe ndërkohë, disa kërkojnë shoë: “Të ashpërsojmë Kodin Penal”, thonë.

Jo vetem kaq, eshte e pamjaftueshme!

Na duhet diçka më themelore.

Na duhet zbatim i ligjit, jo propagandë.

Na duhet barazi para ligjit, jo privilegj për të fortët.

Na duhet ndëshkim real për ata që drejtojnë të dehur dhe përsërisin krimin.

Na duhet përgjegjësi për ata që projektojnë dhe ndërtojnë rrugë e trotuare të pasigurta.

Na duhen standarde në rrugë, në qytet, në çdo hapësirë publike.

Na duhet parandalim.

Sepse ndëshkimi pas tragjedisë nuk kthen jetët e humbura.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve që sot jetojnë dhimbjen më të madhe.

Dhe lutem për shërimin e fëmijës që po lufton për jetën.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mbi 3000 intervenime vec ne vitin 2025 shprehet mirenjohje per zjarrfikesit e prishtines 69f8a02af2740
Lajmi i mëparshëm

Mbi 3000 intervenime veç në vitin 2025, shprehet mirënjohje për zjarrfikësit e Prishtinës

komisioni evropian thote se ska vendim formal per ngrirjen e fondeve per serbine 69f8a0ddc2e90
Lajmi i radhës

Komisioni Evropian thotë se s’ka vendim formal për ngrirjen e fondeve për Serbinë

Të fundit nga

ShkoLartë