Aksidenti me autobusin e “Besa Trans”/ Gjykata e Pernikut: Agjencia e rrugëve të Bullgarisë pjesërisht fajtore

January 9, 2025
1 minut lexim

Sipas Gjykatës së Qarkut në Perni Agjencia e Infrastrukturës Rrugore e Bullgarisë është përgjegjëse për 10% të dëmit dhe duhet të urdhërohet t’i paguajë secilit prej paditësve 20,000 leva bullgare si kompensim për dëmin jomaterial.

Në vendimin e gjykatës pranohen rrethanat se për seksionin e përmendur nuk është sjellë akti 16 për autostradën dhe për rrjedhojë ka statusin e një rruge ekspres, pasi seksioni është hapur për qarkullim në vitin 2007 në fazën e aktit 15. Gjithashtu thuhet se drejtuesi i mjetit ka qenë duke e drejtuar autobusin me shpejtësi 106 kilometra në orë, që është shpejtësia maksimale në seksionin prej 120 kilometrash.

“Gjatë projektimit të autostradës nuk janë respektuar karakteristikat gjeometrike. Pjerrësia tërthore e parashikuar e kthesës korrespondon me një shpejtësi prej 90 kilometrash në orë, por asnjë shenjë rrugore B26/90 kilometra nuk është vendosur në vendet e nevojshme të kufizimit të shpejtësisë”, shtoi gjykata.

Kujtojmë se procesin gjyqësor që u zhvillua në Bullgari fajin e ka marrë shoferi, i cili gjithashtu ka humbur jetën.

Pronari i “Besa Trans” është dënuar me një vit e tetë muaj burg për shkak të falsifikimit të dokumenteteve që më pas i kanë përdorur shoferët kur kanë dalë jashtë vendit. Me gjobë prej 800.000 denarë është gjobitur edhe kompania “Besa Trans” si person juridik dhe i është ndaluar marrja e licencës për transport rrugor në afat prej katër vitesh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Aksidenti në fjalë, ndodhi më 23 nëntor të vitit të kaluar ku humbën jetën 45 perssona në mesin e tyre 12 fëmijë. /tvklan.mk/

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lënë pas tersin! 2025 sjell begati dhe fat për 4 shenja të horoskopit, renditja sipas astrologëve

Story i radhës

Rezervat devizore tejkaluan pesë miliardë euro

Të fundit nga

ShkoLartë