Aksidenti i frikshëm, babë e bir humbin jetën

1 minut lexim

Aksidenti i frikshëm në garat me motor, babë e bir humbin jetën dy xhiro nga fundi!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në eventin e përvitshëm të garave me motor, “Isle of Man TT”.

Babë e bir, Roger dhe Bradley Stockton, të cilët garonin si ekip, humbën jetën pasi motori i tyre u përplas në seksionin famëkeq “Ago’s Leap” të kursit.

Për 46-vjeçarin Roger, kjo ishte gara e 20-të, ndërsa i biri 21-vjeçar merrte pjesë për herë të parë, raporton “Daily Mail“.

Dy xhiro nga fundi i garës ata u përplasën me shpejtësi të madhe, duke e çuar në pesë numrin e vdekjeje në këtë event që nga viti 2014.

Prej vitit 1908, qëkurse kursi u përdor për herë të parë si një qark garash rrugore, janë shënuar plot 265 viktima në këtë event.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Amber Heard shfaqet për herë të parë në publik që kur humbi gjyqin ndaj Johnny Depp

Story i radhës

Ish-kolegët rrëzojnë kërkesën e Enkelejda Hoxhës, GJKKO vendos të mos lirohet nga qelia

Të fundit nga