Aksident zingjiror në aksin rrugor Tetovë – Gostivar (VIDEO)

January 31, 2022
1 minut lexim

Një aksident zingjiror ka ndodhur pasditën e së hënës në autostradën Tetovë – Gostivar, raporton Agjencia e lajmeve Flaka. I kontaktuar zëdhënësi i Sektorit të Punëve të Brendshme – SPB, Tetovë, Fatmir Rexhepi njoftoi që në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura.

Për fat të mirë aksidenti ka kaluar pa pasoja në njerëz por vetëm me dëme materiale. Në vendngjarje doli ekipi i policisë dhe po kryen hetimin.

Jo zyrtarisht, gjatë procesedurës hetimore, njëri nga pjesëmarrësit në aksident ka treguar agresivitet ndaj pjesëtarëve të policisë.

Gjersa zgjat procesi hetimor nga organet e rendit, qarkullimi i automjeteve në autostradën Tetovë – Gostivar, përgjatë pjesës rrugore ku ndodhi aksidenti bëhej me regjim policor dhe vetëm në njërën kolonë të rrugës.

Për më tepër, zëdhënësi i Sektorit të Punëve të Brendshme – SPB, Tetovë, Fatmir Rexhepi deklaroi që të dhëna zyrtare rreth aksidentit do të jepen në buletin policor të ditës së martë. https://youtu.be/k1K0xi11IfQ

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Operacionet speciale në Evropë/ Gjeneral Tabor tregon arsyet pse SHBA përzgjodhi Shqipërinë për krijimin e bazës

Story i radhës

Dhjetëra të rinj të Kukësit i përgjigjen thirrjes së edicionit të 8-të të UPSHIFT

Të fundit nga

Rusia akuzon Serbinë për armatosjen e Ukrainës

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme (SVR) i Federatës Ruse ka akuzuar Serbinë se, “pavarësisht deklaratave se është neutrale”, po vazhdon të dërgojë municione në Ukrainë. Në një deklaratë të publikuar më 28

Chelsea drejt një tjetër goditjeje në sulm

Chelsea është shumë pranë realizimit të një tjetër transferimi të rëndësishëm në repartin ofensiv. Sipas asaj që raporton Sky Sports News, klubi londinez ka arritur një marrëveshje me Liam Delap, sulmues premtues
sqmken
ShkoLartë