Sot një 16-vjeçar me veturë ka përplasur për vdekje një grua në bulevardin “Nikolla Karev” në Çair, ndërsa gruaja 47-vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
“Më datë 04.06.2022 në ora 13.05 është raportuar se në Bulevardin ‘Nikolla Karev’ automjeti ‘Seat Leon’ me targa të Shkupit i drejtuar nga një 16-vjeçar nga Shkupi ka përplasur T.R. (47) nga Shkupi. T.R. vdiq në vendngjarje. Mjeku ka konstatuar vdekjen”, konfirmojnë nga MPB.