Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
19-vjeçari ndodhet në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:20, në fshatin Dukat-Fushë, Orikum, shtetasi G. R., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga. 19-vjeçari ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.