Aksident në Sarandë, plagosen dy të mitur që udhëtonin me motor

1 minut lexim

Dy të mitur në Sarandë kanë mbetur të plagosur pasi motori me të cilin udhëtonin është përplasur me një makinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në hyrje të Ksamilit.

Sipas policisë, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin E. M., 33 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. R., 16 vjeç.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri 9 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Sarandës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit shtetasi E. M, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Hajdari: Ende nuk ekzistojnë statistikat reale për numrin e personave të dhunuar në Kosovë

Story i radhës

‘Kohën më të mirë e kam kaluar me Robertin’, Nora Istrefi tregon arsyet e divorcit

Të fundit nga