Aksident në Pogradec/ Përplasen dy makina, njëra prej tyre godet edhe trafikndarësen!

1 minut lexim

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme (19 tetor) në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Lin.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se në aksident janë përfshirë dy mjete teksa njëri prej tyre nga goditja e fortë është përplasur me trafikndarsen.

Është kërkuar ndihma e ambulancës së Pogradecit e cila ka dhënë ndihmën e parë për drejtuesin e mjetit dhe pasagjerët por që sipas burimeve nuk kanë dëmtime serioze.

Në vendngjarje ndodhet policia e cila po zbardh rrethanat e aksidentit.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

VMRO-ja për bul. “Hasan Prishtina”: 10 milionë euro janë bllokuar për shkak të Arsovskës

Story i radhës

Vëllau i Liburn Aliut befason me deklaratën, kur flet për arrestimet brenda ministrisë së Infrastrukturës

Të fundit nga