Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Laçit pranë gjykatës.
Një automjet ka përplasur një motor.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit. Panorama.al raporton se ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Mësohet se ai është në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.