VMRO-DPMNE: Pushteti po keqpërdor parat e popullit

VMRO-DPMNE, nuk ka ngurruar të përmendi edhe partinë shqiptare në pushtet BDI-në për keqpërdorim të mjeteve të shtetit, bashkë me LSDM-në.

“Papërgjegjësia dhe krimino-gjeniteti i pushtetit, dëshmon faktin shkatërrues nga Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit sepse në kohën e vdekshëmërisë më të lartë për shkak të mosdhënjes në kohë të vaksinave Anti-covid, në kohën e rritjes së faturave të rrymës për shkak të katastrofës së brendshme energjetike, në kohën e eksodit të 215 mijë punëtorëve të kualifikuar nga Maqedonia, dhe në kohën e katastrofës më të madhe ekonomike në shifra të inflacionit, zyrtarët e LSDM-së dhe BDI-së ndajnë 5 milionë euro nga buxheti i shtetit për luks dhe për automjete zyrtare” – tha Zëdhënësi i VMRO-DPMNE, Naum Stoilkovski.

Nga VMRO-DPMNE, thonë se LSDM dhe BDI refuzojnë masat kundër krizës për uljen e akcizës dhe TVSH-së për karburantet dhe ushqimet. Populli po zhytet në varfëri, ndërsa ata shpenzojnë miliona euro për luksin e tyre, thonë nga VMRO-DPMNE

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zelensky: Anëtarësimi në BE për Ukrainën do të ishte simbol i unitetit evropian

Story i radhës

Aksident në Laç, makina përplaset me motorin! Drejtuesi i motomjetit niset me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë

Të fundit nga